Nora Istrefi: Ky duhet të jetë dënimi për fajtorët e abuzimeve

 

Në mesin e shumë qytetarëve të vendit, edhe emra të njohur të estradës kanë dalë në përkrahje të protestës kundër abuzimeve.

Në organizim të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, sot është mbajtur protestë para Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në përkrahje të protestës kundër abuzimeve ka dalë edhe këngëtarja Nora Istrefi. Këtë e bëri nëpërmjet një postimi në Instagram.

”Përpara serbët dhunonin femrat shqiptare. Ndërsa tash arsimtarët dhe policët tanë. Turp për Kosovën në çfarë niveli (gjendje) ka ardhur”, ka shkruar Nora Istrefi pranë njërës foto ndërsa tek tjetra ka shkruar: Pedofilat burg të përjetshëm.

Pjesë e protestës ishin emra të njohur për publikun, si: Eliza Hoxha, Dafina Zeqiri, Fatmir Spahiu etj./Lajmi.net/