Nora Istrefi uron motrën me fjalë zemre: Pa ty, jeta do të ishte zbrazëti

 

Motra e Nora Istrefit, Nita sot feston ditëlindjen.

Me këtë rast nuk ka munguar as urimi i motrës e cila thotë fjalë prekëse dhe mjaft të veçanta për të, shkruan lajmi.net.

“Askush nuk e falenderon motrën, askush nuk thure këngë për të. Motra është gjithnjë aty, është krahu yt i djathtë. Faleminderit qe me shtrëngoje dorën, sa herë ndihesha e frikesuar. Faleminderit që kujdesesh per mua. Faleminderit që ishe një motër që gjithkush duhet ta ketë. Pa një motër si ti, jeta do të ishte zbrazëti. Urime ditëlindjen Nita ime ♥️?. Te dua”, shkruan Istrefi. /Lajmi.net/