“Nuk e pranoj” thotë Albina Kelmendi në këngën e re

Albina Kelmendi është njëra nga vajzat me zërin më të veçantë në estradë.
Dhe tani, këngëtarja shqiptare, Albina Kelmendi ka lansuar këngën e re të realizuar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.
“Nuk e pranoj”, thotë Albana në projektin e ri në të cilin shfaqet tejet elegante siç nuk e keni parë asnjëherë.
Tekstin e këngës e ka shkruar Kreshnik Avdiu, muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Duo Bass Records kurse për videon është përkujdesur URBAN Graphics.
Muaj më parë, këngëtarja Kelmendi në emisionin “Mirage”, ka zbuluar shumë të pathëna që mund t’i mësoni më poshtë. /Lajmi.net/