Nuk mori masa mbrojtëse gjatë marrëdhënies me prostitutën, dënohet me 12 vite burg

Një burrë që hoqi prezervativin gjatë marrëdhënies seksuale me një prostitutë është dënuar me 12 vite burg pasi akuzohet për përdhunimin e saj.
Lee Hogben, 35 vjeç, injoroi kundërshtimet e përsëritura të viktimës dhe vazhdoi të bënte marrëdhënie seksuale të pambrojtur në një dhomë hoteli me katër yje në Bournemouth, Dorset.
Menjëherë pas kësaj, prostituta 20-vjeçare e denoncoi në polici.
Ai u arrestua pasi akuzohet për përdhunim dhe testet mjeko-ligjore të marra nga denonucesja përputhën ADN-në e Hogben. Kur ajo e denoncoi, 35-vjecari e kërcënoi se do ti vriste gjyshërit me anë të disa mesazheve ku i shkruante: “Do ta përplas kokën për atë që më ke bërë dhe do ti vras gjyshërit.”
Pasi gjykata vendosi dënimin me 12 vite burg, Hogben kërcënoi gjykatësin Stephen Climie duke i thënë: “Do të kthehem për ty. Do të kesh një shotgun në fytyrë në darkë.”
/Ora News.tv/