Nuk po mund ta gjejë mashkullin ideal, moderatorja e njohur tregon arsyen

 

Gjatë një interviste të fundit, moderatorja e njohur Anjeza Maja ka treguar pse nuk po mund ta gjejë dashurinë e jetës.

Gjatë një interviste të fundit për “You & Me”, moderatorja Anjeza Maja foli për jetën e saj private dhe jo vetëm, shkruan lajmi.net.

Ajo madje tha se ka kaluar një kohë e gjatë që kur e ka dhënë puthjen e fundit dhe tregoi po ashtu pse nuk po mund ta gjejë mashkullin ideal.

“Do të doja të kisha në krah një mashkull që është në nivelet apo punën që bëj unë. Ndoshta janë në një fazë që po realizohen, por nuk është se ka shumë meshkuj në qarkullim. Unë besoj tek dashuria dhe mund të mos jetë ai që kam projektuar në mendjen time personi që do krijoj një marrëdhënie, pra mjafton që të bie në dashuri”, ka thënë Maja.

Loading poll ...

Anjeza prej disa kohësh ka shënuar një kthesë në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e stafit të Kryeministrisë, si prezantuese e rubrikës  “E zgjidha” që transmetohet në “ERTV”./Lajmi.net/