Nushi ‘tallet’ me Feron dhe Llunin?

 

Nushi nëpërmjet një postimi të fundit në Instagram ka lënë të kuptohet se po tallet me Feron dhe Llunin.

Më datë 22 të këtij muaji është paraparë që në njërin prej klubeve të njohura të Prishtinës të mbahet një ndejë me protagonistët kryesorë para mikrofonit, reperët Fero dhe Lluni por si duket gjithçka nuk ka shkuar sipas planit, shkruan lajmi.net.

E më pas nëpërmjet një Instastory, ishte reperi Nushi ai i cili e ka bërë një postim i cili duket si një ‘tallje’ në mënyrë indirekete për dyshen.

“Në Prishtinë, niva me 22-tin ish kon një ndejë shumë e fortë”, shkruan ndër të tjera në foto Nushi.

Nga dy reperët, Fero dhe Lluni ende nuk ka pasur ndonjë reagim. Postimi i fundit i Feros ka qenë paralajmërimi i këngës së re që do ta publikoj sot e Lluni e ka publikuar një foto me të cilët i ka falënderuar publikun për përkrahjen në përgjithësi./Lajmi.net/