OBSH: Pacientët e sëmurë janë ende në spitalin Al-Shifa të Gazës

Gjatë ditëve të fundit, shumë nga raportimet janë përqendruar në spitalin Al-Shifa, spitali më i madhi në Gaza.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se në spital ka ende 700 njerëz, ku përfshihen edhe 259 të plagosur dhe të sëmurë.

Zëdhënësi Dr Ashraf al-Qudra, në një postim në Telegram tha se nuk kishte pasur zhvillime në lidhje me “evakuimin e të bllokuarve”.

Qindra njerëz që ishin strehuar në spitalin Al-Shifa, u larguan në këmbë të shtunën.

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vizitoi spitalin të shtunën dhe e përshkroi atë si një “zonë vdekjeje” ku situata ishte e dëshpëruar. Ai tha se mungesa e ujit, ushqimit, ilaçeve dhe karburantit e kishte detyruar atë në thelb të ndalonte funksionimin.

Rick Brennan i OBSH-së i tha më herët se pacientët e mbetur ishin më të vështirë për t’i lëvizur.

Ai tha se ishin 29 persona me lëndime të shtyllës kurrizore, 22 me probleme të veshkave, ndërsa të tjerët kishin lëndime të komplikuara nga lufta, fraktura të tmerrshme, diegie të rënda dhe infeksione  të plagëve.

Luftime intensive u zhvilluan javën e kaluar në Al-Shifa ku ushtria izraelite rrethoi me tankë ambientin e spitalit.



Related Articles

Back to top button