Ofroi rreth 80 mijë dollarë për të patur të dashur, milionerja ankohet se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale

 

Loading poll ...

Milionerja më e vogël në Britani ka zbuluar se ka një vit që nuk ka kryer marrëdhënie seksuale. Jane Park, 23 vjece fitoi 1 milion paund në vitin 2013, por duket se fati nuk e ka ndjekur që prej asaj kohe.

Në një postim në Instagram, ajo ka shkruajtur: “Dita 362 pa seks. Dola jashtë dhe vrapova me shapka vetëm të kujtoja se cfarë zhurme kishte.”

Jane është në kërkim të mashkullit ideal që prej kohës kur historia me ish-futbollistin Jordan Piggot dhe konkurrentin e X-Facton Sam Callahan morën fund.

Pasi publikoi shkrimin, fansat e saj e mbështetën duke i thënë se së shpejti do të ketë mashkullin e duhur në krah. Vitin e kaluar, në një përpjekje për të gjetur të duhurin, Jane krijoi një faqe interneti ku kërkohej që të gjithë ata që dëshironin të kishin një romancë me të, duhet të bënin një aplikim.

Madje Jane ofroi të paguante një të ardhur prej 77.000 dollarë për personin që do zgjidhte.

/Ora News.tv/