Olti Curri e vlerëson lartë Dafina Zeqirin, shihni çfarë thotë

 

Olti Curri është njëri prej gazetarëve më të njohur shqiptar.

Ai shpesh në rrjetet sociale ‘thumbon’ këngëtarët shqiptarë por në disa raste edhe i lavdëron, shkruan lajmi.net.

Këtë të fundit e bëri edhe sot teksa thotë fjalë të mëdha për artisten Dafina Zeqiri, pas projektit të saj të ri.

“Më pëlqen gërvishja e vokalit të Dafinës, tregon se ka dhunti por edhe një shpirt…është si të gjithë ata artistë që kanë qarë, qeshur, jetuar në rrugë, jo të blinduar në studio, shtëpi vila…Origjinalite dhe e talentuar”, janë fjalët e Currit.

Olti po ashtu ishte i ftuar në emisionin “Mirage”, ku ka vlerësuar me nota nga një deri deri në dhjetë artistët për vitin që lamë pas. /Lajmi.net/