Olti Curri flet për rëndësinë e portaleve në botën e shoubizz-it

Modelja shqiptare Alba Vejseli tani njihet edhe në Shqipëri falë portaleve .

 

Alba Vejseli është bukuroshja shqiptare e cila mori pjesë në ‘Ciao Darwin’, një program që prezantohet nga moderatori i njohur Paolo Bonolis, në ‘Canale 5’, shkruan lajmi.net.

Olti Curri ishte ai që i dha mbështejte Albës përmes rrjetit social Instagram, ku ai ka një numër të konsiderueshëm të ndjekësve.

Pas tij filluan portalet të shkruajnë për bukuroshen shqiptare dhe me këtë rast Olti falënderoi portalet që i kushtuan vëmendje modeles.

Në një ‘Instastory’ të tijin, ai ka shkruar”Sot Alba Vejseli u gdhi e famshme edhe në vendin e saj Shqipëri njësoj si në Itali, fale postimit tim por edhe falë vëmendjes së portaleve më të fuqishme në vend. I falënderoj që cituan emrin tim në lajmet e tyre”. /Lajmi.net/