Pamje të rralla, Adelina Ismaili me Mihrije Brahën bashkë në një projekt

 

Janë publikuar disa pamje të rralla në të cilat Adelina Ismaili dhe Mihrije Braha shihen bashkë.

Këngëtarja Adelina Ismaili së fundmi ishte mysafire në ‘E diell’ aty ku foli rreth karrierës muzikore, jetës private dhe shumëçka tjetë, shkruan lajmi.net.

Gjatë emisionit, këngëtares shqiptare iu bë një befasi, kështu në ekranin e madh ia shfaqën disa video të vjetra të realizuara.

Përveç si këngëtare, Adelinën e kemi parë shpesh duke marrë pjesë edhe në projekte të tjera, saktësisht skeçe humoristike.

Në një prej tyre së bashku me këngëtaren Mihrije Braha me të cilën ka bashkëpunuar në vitet e 90-ta.

Kur i pa këto pamje Adelina u emocionua shumë./Lajmi.net/