Pas këngës “E kuqe”, Greta Koçi po vjen me bashkëpunim

 

Greta Koçi ka zbuluar befasinë e radhës për fansat.

Greta Koçi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, të cilëve ua ka shuar kureshtjen për çkado që dëshironin të dinin rreth saj, shkruan lajmi.net.

Një prej tyre e pyet “Kenga e radhes a do te jet solo a bashkpunim. jeni e mrekullueshme”.

Këngëtarja iu përgjigj me “Bashkpunim”, por nuk preferoi të zbulojë detaje se me kë po sjell këngë.

Për ndryshe, kënga e fundit nga Greta Koçi është “E kuqe”, me të cilën mori mbi 1 milion klikime në YouTube. /Lajmi.net/