Pas lajmeve për ‘sherrin’ mes tyre, Fifi ka diçka për t’i thënë publikisht Florit

Pas lajmeve për ‘sherrin’ mes tyre, Fifi ka diçka për t’i thënë publikisht Florit

 

Fifi kohët e fundit është komentuar shumë për raportin që ka me Flori Mumajesin.

Fifi ishte e ftuar së fundi në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku gjatë kërcimit me Gracianon foli për të rejat rreth saj, shkruan lajmi.net.

E pyetur se çfarë po ndodh mes saj dhe Florit, këngëtarja tha “Flor, ne nuk flasim por rëndësi ka që ka mundësi shumë që ky emision me na pajtu”.

Ndërsa, Graciano më tej e pyeti nëse janë zënë Fifi shtoi “Jo bre, vetëm jemi heq prej Instagramit. S’ka lidhje, por rëndësi ka që në një ditë jo shumë të largët të rregullohen gjërat”.

Fifi po ashtu foli edhe për largimin nga “MaxProductional” ku tha”Arsyeja e vetme është që unë jam si tip pakëz “freelancer”, që kam qejf të eksperimentoj me veten dhe këtë gjë s’ma lejonin. Ndoshta dhe s’është arsye, por realisht kisha nevojë t’i bëja gjërat e mia vetë. Gjithsesi, sot njerëzit po ndahen nga 15 vjet martesë. Unë thjesht i uroj shëndet dhe ju shtoftë puna”. /Lajmi.net/