Pas Noizyt, Dafina Zeqiri ‘prish’ shoqërinë edhe me Dhurata Dorën?

 

Duket se ‘sherret’ mes Dafinës dhe artistëve nga estrada shqiptare nuk kanë të ndalur.

Ditë më parë u raportua për një prishje të mardhënieve mes Dafina Zeqirit dhe Noizyt, shkruan lajmi.net.

Ende pa u sqaruar çështja Dafina Zeqiri-Noizy, tani kuptojmë se Dhurata Dora dhe Dafina Zeqiri nuk e ndjekin më njëra tjetrën në Instagram.

Publiku kosovar do të jetë edhe më kërkues të dijë për arsyet e prishjes së marrdhënieve mes dy këngëtareve, pasi që dihet shoqëria që ekzistonte mes tyre. /Lajmi.net/