Pas premierës së ‘2Gisht Mjaltë’, Edi Rama thotë dy fjalë për Ermal Mamaqin

Pas premierës së ‘2Gisht Mjaltë’, Edi Rama thotë dy fjalë për Ermal Mamaqin

 

Mbrëmë u mbajt premiera e filmit “2Gisht Mjaltë”, që vjen me protagonistë kryesorë, producentin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren, Elvana Gjata.

Mes qytetarëve të shumtë, ishte edhe kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe shumë personazhe të tjerë publik, shkruan lajmi.net.

Kryeministri, Edi Rama së fundmi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale gjersa thotë dy fjalë pas premierës së këtij filmi.

“Ermal Xingu kishte bërë një film që i’a vlen ta shihni, dy gisht mjaltë quhet për dy orë të qeshura duhet?”, ka shkruar Rama në Instagram.

Kujtojmë që skenari i “2Gisht Mjaltë” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafai ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh. /Lajmi.net/