Pasardhësi i Napoleon Bonaparte rimerr unazën e vjedhur 1 milionë paund

Një unazë diamanti me vlerë 1 milionë paund iu është kthyer Princit Jean-Christophe Napoleon, një nga pasardhësit e Napoleon Bonaparte, pasi u grabit në Paris.
Unaza është një trashëgimi familjare me një diamant 40 karatësh, e marrë nga kurora e perandorja e fundit franceze, Eugenie, i cila ishte bashkëshortja e Napoleonit III.
Jean-Christophe ia dha bizhuterinë konteshës Olympia von Arco-Zinneberg, si unazë fejese.
Çifti ishin jashtë hotelit Aubusson kur ju vjedh unaza më 1 prill.
Kur u kthyern në Mercedes GL, që kishin lënë hapur, kuptuan se ishte vjedhur çanta e konteshës.
Pasi panë kamerat e sigurisë policia arrestoi hajdutin të shtunën në shtëpinë e tij.
I dyshuari është një shtetas egjiptian 30-vjeçar.
/Ora News.tv/