Pasi është kthyer nga “Grammy”, Bebe pranon befasinë e këndshme në shtëpi

Pasi është kthyer nga “Grammy”, Bebe pranon befasinë e këndshme në shtëpi

 

Bebe Rexha mori një befasi të këndshme pasi është kthyer nga “Grammy”.

Bebe Rexha përmes rrjeteve sociale ka treguar se si e gjeti shtëpinë e ‘mbuluar’ me lule pasi është kthyer nga “Grammy”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja dëgjohet në sfond teksa thotë se i do shumë lulet, andaj u ndje e lumtur për këtë befasi.

Kujtojmë që Bebe Rexha ishte e nominuar në dy kategori të “Grammy Awards” por nuk arriti që të marrë çmim në asnjërën prej tyre.

Ndërsa, Dua Lipa është shqiptarja që bëri historinë në këtë event, duke u shpërblyer me dy trofe. /Lajmi.net/