Pasi qarkulloi videoja ku dyshohet se është rrahur, K Albo argëtohet nën ritmet e çiftelisë

Mbrëmë në rrjete sociale qarkulloi një video, në të ciën shihen disa persona duke u përleshur fizikisht.

 

K Albo dyshohet se është protagonisti i videos që qarkulloi në rrjete sociale, e cila mbrëmë u komentua shumë në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Videoja nuk dihet se në cilin vend është xhiruar, por dyshohet se njëri prej personave që u përleshën është K Albo.

Pas gjithë asaj, reperi ka habitur me veprimin që bëri në rrjete sociale. Ai publikoi një video, në të cilën shihet duke u argëtuar nën ritmet e çiftelisë.

Kujtojmë se projekti i fundit nga K Albo është “Kom shok”, këngë të cilës ia shoqëroi edhe videoklipin. /Lajmi.net/