Pasi ta lexoni këtë lajm, këtë erëz do e përdorni në çdo gatim! Ja çfarë sëm’undjesh shëron

Shefat e kuzhinës e njohin si kurkuma, por në një gjuhë më të thjeshtë, ky përbërës quhet shafrani i Indisë. Nutricienët më të mirë në botë, shpjegojnë arsyet se pse kjo erëz është një “must” për recetat e ndryshme që ju përgatisni në kuzhinë.
Përdorimi i këtij përbërësi e bën metabolizmin tuaj më aktiv dhe nxit në tretjen e ushqimeve veçanërisht atyre të yndyrshme. Gjithashtu, me përbërës anti-inflamator dhe me veprim direkt kundër plakjes, shafrani i Indisë është një domosdoshmëri për kuzhinën tuaj.

Me ngjyrë okër karakteristike, e cila e ka origjinën nga një bimë barishtore e quajtur Curcuma Longa, kjo erëz gjendet gjerësisht në kuzhinën aziatike. Sipas mjekësisë Ayurvedic, shafrani i Indisë ka antioksidant të shumtë dhe ka veprim rregullues sidomos në organin e mëlçisë.
Giuliano Ubezio, një dietist i njohur në mbarë botën, tregon se falë përdorimit të kurkumës në receta të ndryshme, ju eleminoni kolesterolin e tepërt në organizëm, lehtësoni trupin nga yndyrnat e larta, dhe gjithashtu i sillni shumë dobi trupit tuaj. “Ndërsa, sa i takon çështjes së artritit dhe koçkave, përdorimi i kurkumës në dietën ushqimore, ose me shtesë përmes recetave të caktuara, ju jepni një efekt të vazhdueshëm anti-inflamator natyral në organizëm. Në këtë mënyrë, zvogëloni dhimbjet e kockave, kërcitjen e tyre, etj”, vijon dietisti Ubezio.
Është e këshillueshme që shafrani i Indisë të merret në mënyrë natyrale si pluhur, dhe jo i përpunuar, sepse ndryshe humbet vlerat aktive. Mund ta përdorni në përgatitjen e rizotos, sidomos basmatit, omletave, perimeve, peshkut dhe mishit. Çfarë prisni? Përdoreni që sot në recetat që do të përgatisni! Ju bëftë mirë! Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .