Pasi u bë baba, këtë gjë e merr me vete Mozzik pothuajse kudo që shkon

Mozzik ka pak kohë që është bërë baba.

Mozzik po shijon ditët e para si baba, ndërsa në rrjete sociale nuk i kursen aspak imazhet me vajzën, shkruan lajmi.net.

Reperi shpreh haptas gëzimin e të bërit baba për herë të parë, ndërsa për Hanën e vogël po kujdeset shumë.

Së fundi, ai ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën pranë veturës së tij, gjendet karroca e vajzës.

Kjo është gjëja që tashmë pothuajse në çdo udhëtim e shoqëron reperin dhe bashkëshorten e tij. /Lajmi.net/