Për vjet e vjet nuk folën bashkë, Skivi dhe Ledri tani kanë këtë raport

Ata ishin ndarë për të vazhduar në solo karriera, Skivi mbeti në labelin Baba Stars, ndërsa Ledri Vula vazhdoi rrugëtimin i vetëm në muzikë.

Por dikur dyshja njiheshin si grupi “Skillz”, dhe kjo na e kujton periudhën e viteve 2000 ku ata bënin muzikë bashkë.

Mirëpo në momentin që karrierat e tyre morën kahje të ndara, Ledri dhe Visar Shala, nuk paskan folur kurrë bashkë e as nuk ishin takuar me njëri tjetrin.

Kurse disa muaj më parë, ata u fotografuan në një lokal duke diskutuar bashkë!

Ndërsa javën që lamë pas në Prive, Skivi ka folur për marrëdhëniet aktuale me Ledrin, me të cilin edhe i kishte nisur hapat e parë në muzikë.

“Kemi raporte më të mira se sa i kemi pasur. Në kohën kur jemi ndarë e ndoshta deri në kohën e fotografisë me Ledrin nuk jam parë hiç. S’kemi shkëmbyer as për mirë as për keq, por më pas u takuam dhe kolegët tuaj na fotografuan”.