Pini pak ujë? Këto janë pasojat në shëndetin tuaj . Beni mire ti dini

Uji është një nga elementët më të rëndësishëm në jetën e njeriut dhe pamjaftueshmëria e tij, mund të sjellë një sërë problemesh për shëndetin. Më poshtë rendisim disa nga pasojat në rastin kur pihet pak ujë.

Lëkurë e dehidratuar– Për të pasur një lëkurë të shëndetshme, shumë femra përdorin krem hidratues dhe receta natyrale. Megjithatë zgjidhja e padështueshme është pirja e sa më shumë uji, në mënyrë që të ruhet temperatura ideale. Kjo pasi nëse lëkura jonë është më e ngrohtë se normalja, mund të kemi nevojë për të rritur sasinë ditore të ujit.

Kapsllëku- Pirja e paktë e ujit shkakton kapsllëk dhe dhimbje barku.

Ngërçet muskulore- Ngërçet muskulore janë të lidhura kryesisht me aktivitetin fizik, por edhe me mungesën e ujit. Kjo pasi pamjaftueshmëria e ujit në organizëm, pengon funksionimin e muskujve.

Lodhja- Konsumi i paktë i ujit, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën tonë të përditshme dhe mund të shkaktojë lodhje.

Gojë e thatë– Të pasurit e gojës së thatë, është një prej problemeve më pazakonshme, që sinjalizon mungesë uji.

Migrena- Në pjesën më të madhe të rasteve, migrena është e lidhur me dehidratim. Kjo për shkak se kur pihet pak ujë, venat e gja.kut ngushtohen, duke shkaktuar edhe dhimbje koke.

Hipertension- Konsumi i paktë i ujit redukton volumin e gja.kut në vena. Kështu për ti dhënë prioritet funksionimit të organeve duhet ujë i mjaftueshëm.

Probleme me veshkat- Një prej problemeve më të mëdha që shkakton konsumi i pak i ujit, është funksionimi jo i duhur i veshkave. Pirja e paktë e ujit, pengon veshkat që të bëjnë punën e tyre, thënë ndryshe që të pastrojë trupin nga toksinat.

Shtimi i peshës– Shpesh simptomat e urisë mund të ngatërrohen me ato të etjes. Kështu disa persona konsumojnë më shumë ushqim kur në të vërtetë trupi kërkon lëngje.

Dhimbjet e gjymtyrëve– Nëse ndjeni herë pas here dhimbje në gjymtyrë, kjo do të thotë se nuk po pini mjaftueshëm ujë. Kjo për shkak se nyjet janë të përbëra në masën 70% nga uji dhe ju lutemi mos harroni te na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .