Piqnin në skarë dhe djegin pyllin, gjobiten me 13 milionë euro dy studentët

 

Një gjobë super e ‘kripur’ (13 milionë euro) vënë nga karabinierët për dy studentë 20 vjeçarë, të akuzuar se kanë provokuar, në dhjetor, në Komo të Italisë, gjatë kohës që gatuanin në një skarë , një zjarr në pyllin prej 1.000 hektarësh, 110 prej të cilëve u shkatërruan.

Zjarri filloi nga një shpërthim për të prodhuar thëngjij, u përhap në mesin e malit dhe arriti edhe disa nga banesat, përfshirë një stan, ku kishin ngordhur si pasojë e zjarrit, thuajse të gjitha kafshët.

Dy miqtë ishin në shtëpinë e gjyshit të njërit prej tyre, bashkë me miq të tjerë, për të festuar fundin e vitit.

Krye bashkiaku i Komos ka bërë të ditur mbylljen e hetimeve për dy të rinjtë për akuzën e ‘zjarrvënies me pasojë dëmet”, ndërsa karabinierët e pyllit kanë njoftuar dy të rinjve dhe pronarit të shtëpisë ku po qëndronin djemtë, një gjobë prej 13 milionë dhe 542 mijë eurosh, sipas një norme të 2018-s, që aplikohet për personat që “shkatërrojnë apo dëmtojnë me anë të zjarrit pyllin”, gjobë e cila nis nga 118 deri në 593 euro për çdo metër katror.

Sanksioni maksimal do ishte 40 milionë euro. Nuk përjashtohet mundësia që të vijnë të tjera kërkesa për shkak të dëmeve nga ana e prokurorisë.

/Ora News.tv/