Pirro flet për këngën me Xhensilën: I thashë po ç’do ti të bashkëpunosh me mua

Pirro flet për këngën me Xhensilën: I thashë po ç’do ti të bashkëpunosh me mua

 

Pirro Çako ka rrëfyer se si kompozoi këngën e Xhensila Myrtezaj.

Kënga ‘Sekreti im’ në minutat e parë të publikimit është mirëpritur nga publiku, transmeton lajmi.net.

Nën melodinë e saj fshihej një nga kantautorët më të mirë shqiptarë Pirro Çako, i cili prej shumë kohësh shihej larg skenës muzikore, që nga produksioni i fundit me Elvana Gjatën.

Pirro i ftuar në emisionin te “Rudina” ka folur rreth sukesesit të këtij projekti dhe bashkëpunimit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

‘Nuk desha të rikthehesha si kantautor. Isha i ndrojtur, por ky brezi i ri ta bën jetën më të thjeshtë. Kur erdhi Xhensila i thashë: Po ç’do ti të bashkëpunosh me mua, unë do të të bëj këngë të bukur, do përpiqem’, por Xhensila kishte këmbëngul: Dua duet me ty, jam e sigurt’, tha Pirro.

‘Më dha energji pozitive dhe dhashë maksimumin për të realizuar këtë këngë . E çoi më tej atë gjënë që kisha në kokë dhe e falënderoj për këtë, po mos të kishte qenë Xhensila nuk do të kisha sjellë këtë këngë’, ka përfunduar ai./Lajmi.net/