‘Po ishe e re, oiiii! O Zeno o motër oiii! Ç’do bëj Dagzi pa ty’, banorët improvizojnë varrimin e Einxhel, rrjeti vlon nga kritikat

Një incident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. Moderatorja Einxhel Shkira theu krahun ndërsa po merrte pjesë në një lojë së bashku me Ilirin.

Ajo u rrëzua kur tentoi të bëjë një akrobaci me një orendi në formë rrethore, ndërsa rrëshqiti dhe pësoi lëndime. Shkira përfundoi në spital për t’ju nënshtruar një operacioni, ndërsa tashmë gjendja e saj është përmirësuar.

Por ajo që bie në sy dhe është kritikuar nga ndjekësit është veprimi i disa prej banorëve, të cilët teksa po kujdeseshin për moderatoren improvizuan

me shaka një “varrim” të Einxhelit, duke i shkuar te shtrati dhe duke i vënë lule sipër kokës– për të gjitha këto ka qenë e vetëdijshme edhe vet prezantuesja.

Ata dëgjohen edhe duke bërë shaka duke thënë: “Po ishe e re…”, “Dagzi do rri pa martuar…”, “Po çfarë do bëj Dagzi pa ty moj motër…”, ‘Po të shikon Dagzi nga televizori oi…”.

Megjithatë, shumë nga ndjekësit e kanë kritikuar këtë improvizim duke e quajtur një shaka të rëndë që nuk duhet bërë në të tilla raste. Ndërkohë që vetë moderatorja u shpreh e frikësuar nga vargjet e banorëve, duke thënë se e kishte fobi diçka të tillë.SHIKO VIDEON