Po përpiqej ta hipnotizonte, elefanti shtyp për vdekje burrin

Një burrë nga Sri Lanka është shtypur për vdekje nga një elefant, të cilin po përpiqej ta hipnotizonte. Një video e publikuar në rrjete sociale tregon burrin e paidentifikuar që ecën në drejtim të kafshës së egër.

Ai duket se bën gjeste për të tërhequr vëmendjen e elefantit. Ky i fundit i afrohet, e kap me nockë dhe e shkel me këmbë duke i shkaktuar vdekjen.

Incidenti tragjik ndodhi në Kataragama pranë Parkut Yala në jug të Sri Lanka.

/Ora News.tv/