Po shuante qirinjtë e tortës së ditëlindjes, gruas i marrin flakë flokët (Video)

Festimi i ditëlindjes së një nëne nga Utah u shndërrua në katastrofë pasi flokët i morën flakë aksidentalisht ndërsa përpiqej të shuante qirinjtë në tortën e saj.

“E pashë të gjithë jetën time të ndezur para syve të mi”, tha Ana Oosterhouse për Kennedy News. “Ishte një përvojë shumë surreale dhe ndodhi kaq shpejt.”

Kjo ngjarje ndodhi muajin e kaluar ndërsa nëna e gjashtë fëmijëve po organizonte një festë të përbashkët ditëlindjeje për të dhe djalin e saj 7-vjeçar, Hunter.

34-vjeçarja dhe djali i saj shihen të ulur para dy tortës, ndërsa familjarët dhe miqtë dëgjohen të këndojnë këngën e ditëlindjes.

Teksa ajo u përkul për të fikur qirinjtë, flokët e saj morën flakë papritur./tvklan.al

.