Po vjen edhe një duet nga Majk dhe Ghetto Geasy?

 

Majk dhe Ghetto Geasy po përgatisin diçka të re.

Majk dhe Getoar Selimi janë shumë të angazhuar me koncerte dhe vazhdimisht sjellin projekte të reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Dy artistët, së fundi janë shfaqur në një studio muzikore, teksa po përgatisin projektin e ri.

Ata po punonin në studion e producentit Alandy në Tiranë, ndërsa fotoja ka shtuar dyshimet se dyshja po përgatisin edhe një duet, ani pse diçka e tillë ende nuk është konfirmuar.

Se çfarë po sjellin Majk dhe Ghetto Geasy, mbetet të shihet ditëve në vijim. /Lajmi.net/