Polica shoqëron të moshuarën e dehur, e arrestojnë sapo shkojnë shtëpi për shkak të asaj që zbuluan

Një çift pensionistësh përfunduan në prangat e policisë “aksidentalisht”, pasi në banesën e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme kanabisi.
Policët po ndihmonin gruan 65 vjeçare të shkonte në shtëpi sepse ishte aq e dehur, sa i rrezikohej shëndeti. Por, kur ata hynë në shtëpinë e saj në Heaton, Newcastle të Britanisë, nuhatën aromën e rëndë të kanabisit.
Ata gjetën një sasi prej 54 bimësh dhe pajisje për rritjen e tyre në papafingon e shtëpisë.
Ata arrestuan gruan dhe një burrë, 69 vjeç, në vendin e ngjarjes dhe kanabisi do të shkatërrohet.
Inspektorja Julie Rana tha:
“Zyrtarët që iu përgjigjën thirrjes fillestare ishin të shqetësuar kryesisht për mirëqenien e gruas që u raportua se bërtiste në rrugë.
Përparësia e tyre ishte që ajo të kthehej në shtëpi në mënyrë të sigurt. Pavarësisht nga ajo që njerëzit mendojnë për efektin e kanabisit në shoqëri, ne do të kapim dhe shkatërrojmë çdo fermë që zbulojmë në detyrën tonë”.
/Ora News.tv/