Policia hyn me forcë në banesë për të kapur 2-vjeçarin, zbuloni arsyen

 

Policia e Arizonës ka hyrë me forcë në një banesë për të marrë një djalë 2-vjeçar që ishte me temperaturë.

Vendimi i policisë erdhi pasi një mjek raportoi prindërit në Departamentin e Sigurisë së Fëmijëve të Shtetit.

Nëna e fëmijës kishte dërguar djalin e pavaksinuar për vizitë mjekësore me 40 temperaturë. Mjeku e udhëzoi nënën ta dërgonte fëmijën në dhomën e urgjencës por ajo vendosi ta çonte në shtëpi.

Kur mjeku zbuloi se nëna nuk kishte dërguar fëmijën në urgjencë lajmëroi policinë duke i kërkuar ndihmë.

Fillimisht policia kontaktoi me babain e 2-vjeçarit duke i kërkuar ti bënin fëmijës një kontroll por ai kishte refuzuar.

Kur oficerët mbërritën në shtëpi rreth orës 20:24, prindërit nuk pranuan ti hapnin derën ndërsa ata dëgjuan kollitjen e fëmijës brenda banesës.

Ata u detyruan të hynin me forcë brenda në shtëpi pasi  DCS kishte marrë urdhër gjykate për të marrë kujdestarinë e përkohshme të fëmijës për shkak të një “sëmundjeje të mundshme kërcënuese për jetën e tij”, thuhet në raport.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë oficerët që hyjnë në banesë duke thyer derën. Ata morën djalin dhe dy motrat e tij të moshës 4 dhe 6 vjeç.

Dy nga fëmijët u transportuan në spital nga ambulanca, ndërsa i treti u transportua në spital nga DCS, sipas deklaratës.

Prindërit nuk u arrestuan në momentin e incidentit. Ndërsa hetuesit do vendosin nëse do ngrejnë akuza penale ndaj tyre.


/Ora News.tv/