Pozon nudo për Playboy, zyrtarja pushohet nga puna

 

Një bukuroshe siberiane ka humbur vendin e saj të punës në administratë pasi pozoi nudo për Playboy.

Anna Anufrieva mori pjesë në konkursin online Playmate of the Year.

Dhe 27-vjeçarja u pushua nga puna në administratën e qytetit të Tyumen.

Asaj iu kërkua të largohej nga puna pasi publikimit të fotove të saj erotike.

Anufrieva konfirmoi se nuk është më punonjëse në administratë publike, ndërsa refuzoni të tregojë hollësitë e largimit të saj të menjëhershëm, duke thënë se u largua vetë.

Unë mora një vendim për t’u larguar. Është joetike të diskutosh pse-në. Unë respektoj punëdhënësin tim dhe nuk do të diskutoj më atë,”-tha ajo për  URA.RU.

Nuk dihet ende posti i saj zyrtar në administratën shtetërore.

/Ora News.tv/