Presidenti i Filipineve dhe Kim Jong-un drekojnë bashkë?!

 

Mund të duket sikur Presidenti i Filipineve dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut kanë drekuar bashkë. Por në fakt bëhet fjalë për sozitë e tyre, që kanë ‘çmendur’ njerëzit, duke shkaktuar konfuzion kudo.

Bëhet fjalë për Cresencio Extreme, i cili ngjason me Rodrigo Duterte dhe Howard X me Kim Jong-un.

Dyshja është fotografuar së bashku, duke bërë që njerëzit të besonin se bëhej fjalë për një takim shumë miqësor midis dy liderave.

Cresencio Extreme dhe dhe Howard X , që mbanin pushkë të rreme në dorë, u pritën me gëzim dhe brohoritje nga stafi i një restoranti, si edhe nga publiku.

Madje shkuan së bashku në meshën e së dielës në Kishën e Shën Jozefit, ku Cresencio Extreme mbante veshur një këmishë të bardhë që specifikon Duterte.

/Ora News.tv/