Princi Harry apel për mos përdorimin e rrjeteve sociale, por i përdor vetë

Princi Harry, duka i Sussex, e ka quajtur median sociale si më të rrezikshme se droga dhe alkooli.
34 vjeçari e bëri deklaratën gjatë një diskutimi për shëndetin mendor të fëmijëve, në YMCA në Ealing jugor, Londër.
“Media sociale krijon më shumë varësi se droga dhe alkooli, është akoma më e rrezikshme sepse është pranuar si diçka normale dhe nuk ka akufizime rreth saj”-tha ai.
Princi gjithashtu tha se video lojëra të tilla si Fortnite nuk duhet të lejohen, për shkak të prirjes së tyre për të krijuar varësi.
“Cili është përfitimi nga këto lojra? Është krijuar që t’ju mbajë përpara kompjuterit sa më gjatë të jetë ë mundur. Është shumë e papërgjegjshme”-shtoi ai.
Gjatë vizitës, Princi Harry gjithashtu diskutoi rreth tabusë së shëndetit mendor, duke i’u thënë 12 pjesëtarëvë të tjerë se është bërë progres i madh në normalizimin e situatave, por shoqëria ka ende rrugë të gjatë.
“Ka shumë negativitet rreth shëndetit mendor. Le t’i kujtojmë njëri-tjetrit se nuk ka gjë të mos jesh mirë. Në fund mënyra sesi mendojmë përcakton sesi veprojmë, ndihemi, dhe si i trajtojmë të tjerët rreth nesh.”
Komenti i Princit Harry vjen disa orë pasi Instagrami i tij theu rekordin botëror me 1 milion ndjekës të fituar brenda një kohe shumë të shkurtër, 5 orë e 45 minuta,sipas autoriteteve të Rekordeve Botërore Gines.
Ndërkohë, deklarat e tij u kritikua nga mediat britanike për faktin se ai kritikon meidat sociale por i përdor edhe vetë, për 3 ditër 3 ditë ai arriti të grumbullojë 3.8 milion ndjekës.
/Ora News.tv/