Princi nuk do ndiqet penalisht për aksidentin

 

Loading poll ...

Duka i Edinburgut nuk do të përballet me ndjekje penale për aksidentin që shkaktoi në afërsi të pronës Sandringham, tha Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS).

97-vjeçari hoqi dorë vullnetarisht nga patenta e tij të shtunën pasi makina e tij tip Land Rover Freelander u përplas me një mjet tjetër  tip Norfolk muajin e kaluar.

Ai i kërkoi falje personave që ndodheshin në makinë, dy gra dhe një foshnje.

Prokuroria e Kurorës  vendosi se nuk do ishte në interesin publik ndjekja penale e Dukës.

“Morëm parasysh të gjithë rrethanat, duke përfshirë, nivelin e fajësisë, moshën e shoferit dhe dorëzimin e patentës,”-tha Chris Long i CPS.

Princi Philip nuk u dëmtua gjatë aksidentit të 17 janarit.

Ai i shkroi njërit prej pasagjereve, Emma Fairweather, që theu dore në aksident.

Në letër Duka pranoi fajin dhe i kërkoi falje për aksidentin.

/Ora News.tv/