Priten reshje shiu, si parashikohet moti për sot

schedule07:06 – 16 Mars, 2022

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash. Por edhe pse në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme, ato nuk do të mund të sjellin reshje në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova-Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Por në orët e pasdites pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në Kosovë.

Maqedonia e Veriut-Paraditja në MV do të jetë në dominimin e kthjellimeve në të gjithë territorin e MV. Ndërsa në orët në vijim do të ketë kalime të pakta vranësirash në një pjesë të madhe të vendit, POR nuk do të sjellin reshje në MV.

Rajoni dhe Europa-Europa Jugperëndimore do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Po ashtu me vranësira dhe reshje paraqitet Britania e Madhe. Ndërsa në ndikimin e reshjeve të dëborës do të jetë Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore. Por me mot të qëndrueshëm do të jetë Qendra dhe pjesa më e madhe Jugut të kontinentit.

/abcnews.al