Pritet që Madonna të performojë në Eurovision 2019

  Sipas të gjitha gjasave, ylli i muzikës pop, Madonna, do të jetë e pranishme në Eurovision 2019.      

Sipas raporteve më të fundit në mediat izraelite, Madonna është këngëtarja e cila është në negociata me KAN për disa muaj për të performuar në Eurovision 2019, transmeton lajmi.net.

Thuhet se Madonna e ka pranuar ftesën por që kushtet financiare janë bërë pengesë që një kontratë të nënshkruhet.

Tema e këtij viti në “Eurovision” ka të bëjë me të pasurit guxim për të ëndërruar dhe pikërisht transmetuesi i sivjetshëm KAN po synon sa më lart që po mundet.

Pasi Justin Timberlake performoi në skenën e “Eurovision” në vitin 2016, ata shpresojnë që një yll tjetër global do paraqitet këtë vit.

Loading poll ...

Siç është bërë e ditur, KAN dëshiron të ketë një yll ndërkombëtar në skenë gjatë finales së madhe.

Disa nga emrat tjerë që u përmendën në raporte përfshijnë Coldplay dhe Elton John./Lajmi.net/