Prostituta gjendet e vdekur brenda dhomës së hotelit

Policia po heton vdekjen e prostitute që u gjet e vdekur brenda një dhomë hoteli në Neë York mëngjesin e së shtunës.
Ishte sanitarja që zbuloi trupin e vdekur të gruas gjysmë të zhveshur në dhomë, kur hyri për të pastruar.
Viktima ishte e zhveshur nga beli e poshtë dhe mbante peshqir në kokë.
Nuk dihet ende identiteti i gruas, por ajo ishte 41-vjeç dhe e arrestuar më parë për prostituticion.
Mediat raportojnë se viktima u filmua nga kamerat e sigurisë duke hyrë në hotel me një burrë të paidentifikuar mbrëmjen e së premtes.
Burri u filmua duke dalë nga dhoma vetëm disa orë më vonë.
Pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së gruas.
/Ora News.tv/