Pse Kaltrina Selimi nuk e bëri dasmën kur u martua?

Thjeshtësinë e saj e ka dëshmuar edhe në ditën e martesës së saj, kështu edhe duke u dalluar nga të gjithë.

Në një organizim fare të thjeshtë, vetëm me pak familjarë dhe shoqëri, këngëtarja e njohur, Kaltrina Selimi, u martua duke mos bërë zhurmë mediatike, ashtu siç po ndodhë rëndom tek këngëtarët tjerë, shkruan Kosovarja.

Dita e saj më e rëndësishme filloi dhe përfundoi, me një fustan ngjyrë të bardhë dhe të shkurtë, për çka edhe u dallua nga nuset tradicionale, kështu edhe duke iu ikur organizimeve e mysafirëve të ndryshëm.

Vendosi si vendosi, bëri çfarë bëri, dikujt i pëlqeu kjo ceremoni intime e dikujt jo, por përsëri nuk u anashkalur kurreshtja e të gjithëve për diçka më të madhe nga Kaltrina.

Por, sido që të jetë shija mbetet relative. /Kosovarja/