Publikohen disa sekuenca të këngës “Wie im traum” nga Ardian Bujupi dhe Fero47

Publikohen disa sekuenca të këngës “Wie im traum” nga Ardian Bujupi dhe Fero47

 

Ardian Bujupi së shpejti publikon projektin e ri.

Ardian Bujupi për këngën e re ka bashkëpunuar me një hip-hop artist të huaj, shkruan lajmi.net.

Është fjala për Fero47, me të cilin shqiptari do ta sjell këngën me titull “Wie im traum”.

Në kanalin YouTube është publikuar trajleri i kësaj kënge, e cila do të publikohet më 26 prill, e shoqëruar edhe me videoklip.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Ardian Bujupi është “Zina”, e publikuar më 28 mars. /Lajmi.net/