Publikohen prapaskenat e klipit të Almeda Abazit, çfarë nuk keni parë

Almeda Abazi ka publikuar prapaskenat e këngës së saj “Alabama”.
Para pak muajve, aktorja dhe prezantuesja shqiptare bëri debutimin edhe në muzikë me këngën “Alabama” të cilën e solli në duet me DJ e njohur turk, Burak Yeter, shkruan lajmi.net.
Dhe tani, Almeda në llogarinë e saj, personale, Instagram ka publikuar një video nga prapaskenat e këtij projekti.
“Alabama, prapaskenat”, ka shkruar ajo.
Ky projekt i Almedës u mirëprit nga publiku dhe deri më tani numëron mbi një milion klikime në kanalin zyrtar, YouTube.
Almeda është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman dhe së shpejti do bëhen prindër për të parën herë. /Lajmi.net/