Publikohet foto nga koha kur Bebe Rexha pozonte para Fadil Berishës

 

Fadil Berisha e ka publikuar një foto të vjetër të Bebe Rexhës nga fillimet e karrierës së saj.

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u bë e famshme dhe arriti sukses të madh si kompozitore e këngës “The Monster” të këngëtarëve Rihanna dhe Eminem, në vitin 2014, shkruan lajmi.net.

Më pas Bebe publikoj këngën e saj ”I can’t stop drinking about you” duke arritur kështu të ngjitet në maja të top listave.

Në të njëjtën periudhë kohore Bebe ka pozuar para Fadil Berishës, fotografit shqiptar i cili jeton dhe vepron në SHBA.

Ky i fundit në llogarinë e tij në Instagram publikon shpesh foto të vjetra të emrave të njohur të cilët kanë pozuar përpara tij.

Berisha e ka ndarë me ndjekësit e shumtë edhe një foto të këngëtares Bebe Rexha në të cilën ajo duket ndryshe nga sot.

Me flokë të zeza e të gjata, Bebe Rexha ka marrë pozën tërheqëse ndërsa është veshur shkurt, fakt ky që e bën të duket akoma më seksi./Lajmi.net/