Publikoi para në Instagram pas akuzave, Getinjo habit me veprimin e radhës

Getinjo i ka habitur të gjithë me veprimin e radhës.

 

Gjatë ditës së sotme mediumi zviceran “20minuten” e ka publikuar një artikull në të cilin përmendet edhe emri i reperit kosovar Getinjo, shkruan lajmi.net.

“20minuten” shkruan se pjesë e ‘skandalit’ që sipas çiftit zviceran ishte e përfshirë Loredana Zefi, kanë qenë edhe familjarë të tjetë të rep-artistes, përfshirë edhe nëna e saj e cila sipas tyre ka marrë rreth 3500 franga zvicerane nga çifti tashmë i njohur edhe në Kosovë.

Ky medium zviceran e ka publikuar edhe një dokument me të cilin sipas tyre dëshmohet se edhe vëllai i Mozzik, reperi Getinjo ishte i përfshirë.

Getinjo akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z.

Pas këtij lajmi, lajmi.net ka provuar të marrë ndonjë prononcim nga Getinjo lidhur me rastin, mirëpo reperi nuk ka kthyer përgjigje.

Ai më pas i ka bërë disa postime në Instastory në të cilat shihet disa para.

“Shumë të mira frangat”, ka shkruar Getinjo i cili më pas habiti të gjithë me veprimin e radhës kur edhe i fshiu postimet.

Ai më pas bëri disa postime të tjera. Në njërën prej tyre duke i prerë flokët e tjetrin imazh e ka publikuar nga makina./Lajmi.net/