Qumështi i Artë, pija që duhet pirë çdo darkë! Përbërësit dhe përgatitja e pijes që po ‘çmend’ dietologët

“Qumështi i Artë” nuk është ndonjë lloj produkti magjik, por thjesht një përzierje erëzash në një gotë me qumësht ! Dietologët e rekomandojnë në mbrëmje dhe përfitimet janë të shumta, duke ditur vetitë dhe vlerat e përbërësve shtesë, duke nisur nga shafrani i Indisë . Kjo erëz është dhe shtojca kryesore, ngjyra e së cilës i ka dhënë emërtimin “Qumështi i Artë” . Shafrani ka veti antioksidante, anti-inflamatore e jo vetëm dhe i kombinuar me piper, vetitë kuruese të turmerikut rriten në mënyrë të konsiderueshme

Loading poll ...

Përfitime  të tjera:

Forcon sistemin imunitar

Ndihmon tretjen e ushqimit

Pastron mëlçinë

Rregullon metabolizmin

Normalizon tensionin e lartë të gjakut

Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kujtesën

Trajton problemet e ndryshme të lëkurës

Ul nivelin e  triglicerideve

Antioksidant, antiseptik, analgjetik

Si përgatitet ‘Qumështi i Artë’?

Ka disa mënyra përgatitjeje, por ne do t’ju sugjerojmë atë më të thjeshtën 

Përbërësit (1 person):

1 filxhan qumësht

½ lugë (gjelle) turmerik pluhur

½ lugë (e vogël) piper pluhur

1 lugë (gjelle) mjaltë

½ lugë (gjelle) vaj kokosi

¼ lugë (gjelle) kanellë pluhur

Përgatitja:

Ngrohni qumështin në zjarr të ulët.  Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim. Pasi të jetë ngrohur, shtoni mjaltin dhe shijojeni.

Shënim: Qumështi preferohet vegjetal (qumësht bajame, kokosi, etj).

Me shtimin e piperit të zi në enën ku ndodhet turmerik, rritet aftësia përthithëse e trupit deri në 2000%. Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .