Recetat e gjyshes për çdo sëmundje,më të mira se kontrolli te mjeku

Për shumë sëmundje, mençuria popullore ka një fshehtësi dhe këshillë të veten. Shumë njerëz tentojnë të shërohen në rrugë alternative, me receta të gjyshes dhe këshillave të vjetra popullore,duke shmangur kontrollin te mjeku.Barnishtet dhe cajrat janë aq të dobishme për shëndetin tonë sa ju kurre nuk mund ta keni imagjinuar.Më poshtë do të tregojmë disa nga mrekullitë cudibërëse të recetave të gjyshes ose mjekimeve popullore.

Loading poll ...

Kundër rënies së flokëve

Në një litër raki rrushi, shtoni kokrrat e hudhrës dhe një grusht rrënjë të hithrave. Kjo përzierje vendoset në një vend të nxehtë dhe me diell një muaj. Pas një muaji, të kullohet lëngu vendoset në rrënjët e flokëve.Do të shikoni ndryshimet.

Si të forconi imunitetin?

Duhet të pastrohen nga farat gjysmë kilogrami limon(pa lëvozhgë), dhe me ndihmën e mullirit bluhen. Qullin e përftuar e përziejmë me gjysmë kilogrami mjaltë dhe përzierjen e hedhim në  një enë qelqi. Çdo mëngjes merrni nga një lugë gjelle nga kjo përzierje.

Për sëmundjet nervore

Përziejmë bashkë rrënjët dhe lulet e agulices,bocë qiparisi,kaca e erdhë dhe një lugë nga kjo përzierje të shtohet në 2dl ujë të vluar. Të lihet e mbuluar 10-15 minuta dhe pastaj të kullohet.T’i shtohet mjalti, pak lëng limoni dhe të pihet tri herë në ditë pas ushqimit.

Ilaç për qetësim
Balsam limoni, barë limoni apo në gjuhën popullore “mbretëresha e bimëve” përdoret si mjet për qetësim dhe çlodhje.