Reklama e gruas që nuhat bluzat e pista shkakton zemërim publik

 

Një reklamë gjermane ka shkaktuar shumë zemërim tek populli i Koresë së Jugut. Aty tregohen disa punëtorë që heqin bluzat dhe i hedhin në një kuti, ku paketohen dhe dalin në shitje.

Më pas, pamjet filmike shfaqin një grua aziatike që blen një prej tyre sepse pëlqen të nuhatë aromën e bluzave të pista.

“Kështu vjen erë pranvera”, është slogani që përmendet në fund.

Reklama e prodhuar nga zinxhiri i dyqaneve Hornbach është cilësuar si raciste nga shumë gra. Ato kërkojnë që firma gjermane ti kërkojë falje publike. Një peticion online i firmosur nga 1 mijë persona kërkon që Hornbach të heqë reklamën nga qarkullimi.

/Ora News.tv/