Rëndësia e testimit të kolesterolit (yndyrnave) në gja.k

Kolesteroli është një substancë e dylltë që prodhohet në mëlçi dhe gjendet gjithashtu në disa ushqime me bazë shtazore, si produktet e bulmetit, vezët dhe mishi. Trupi ka nevojë për pak kolesterol që të funksionojë si duhet. Por, nivelet e larta të tij mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës te një person. Ka disa faktorë që ndikojnë në rritjen e këtyre niveleve – disa prej të cilëve janë të kontrollueshëm, ndërsa disa nuk janë në dorën tonë.
Faktorët e pakontrollueshëm të rrezikut për kolesterolin e lartë:
Gjinia: Pas menopauzës, nivelet e kolesterolit LDL (të keq) fillojnë të rriten te gratë, ashtu si edhe rreziku për sëmundjet e zemrës.
Mosha: Rreziku për rritjen e niveleve të kolesterolit në gja.k fillojnë të rriten me moshën. Burrat e moshës mbi 45 vjeç dhe gratë mbi 55 vjeç janë në rrezik më të lartë për rritjen e niveleve të kolesterolit dhe sëmundjeve të zemrës.
Historia familjare: Rreziku i kolesterolit të lartë është më i lartë nëse ndonjë nga pjesëtarët e familjes është prekur herët nga sëmundjet e zemrës (para moshës 55 vjeç për babanë ose vëllain; 65 vjeç për nënën ose motrën).
Faktorët e kontrollueshëm të rrezikut për kolesterolin e lartë:
Dieta: Yndyrat trans dhe të ngopura, sheqeri dhe kolesteroli në ushqim rrisin nivelet e kolesterolit LDL (të keq) dhe ato në total.
Pesha: Mbipesha trupore rrit nivelet e kolesterolit LDL (i keq) dhe ul nivelet e kolesterolit HDL (i mirë).
Aktiviteti fizik: Të qenët aktivë fizikisht ju ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq dhe rritjen e niveleve të kolesterolit të mirë. Aktiviteti fizik ju ndihmon të bini edhe nga pesha. Krahas punes tone te palodhur per t’iu informuar, na e shperbleni dhe ju qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .