Reparti i lindjes 20 mijë funtash ku e lindi foshnjën Meghan Markle

Meghan Markle solli në jetë foshnjën në spitalin “Portland”.

 

Meghan Markle merr shërbim 24 orë në dhomë, shampanjë e ushqim deti, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Meghan donte të lindte në shtëpi, por mësohet se është dërguar në spital.

Ajo është dërguar në spitalin “Portland”, ku lindjet kushtojnë nga 15 mijë funta, dhomat janë të pajisura me katë shtretër për foshnja.

Nënat e tjera të famshme që kishin lindur fëmijët në këtë spital janë edhe Victoria Beckham, Liz Hurley dhe Jools Oliver.

Pak orë pas lindjes, Meghan dhe Harry janë kthyer në shtëpinë e tyre të re në Frogmore në Windsor. /Lajmi.net/