Reperi i famshëm humb jetën në një aksident trafiku

 

Reperi, Cadet, ka vdekur në një aksident trafiku në rrugën për një koncert në Staffordshire.

Familja e reperit ndau lajmin e hidhur për fansat në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, shkruan BBC transmeton lajmi.net.

“Ne familja e Blaine Cameron Johnson të njohur ndryshe si Cadet do të dëshironim të ndanim lajmin e trishtuar që gjatë orëve të hershme të 9 shkurtit 2019 ai vdiq”.

Në një deklaratë për Radio 1 Newsbeat, menaxhmenti i tij tha se 28-vjeçari ishte pasagjer në një taksi.

Policia raportoi:

“Një pasagjer i Toyota, një 28 vjeçar nga Londra, vdiq në vendin e ngjarjes. Shoferët e dy automjeteve, një 36-vjeçar nga Stoke-on-Trent dhe një 22 vjeçar nga Crewe, u dërguan në spitalin e Royal Stoke University me lëndime të rënda. Tre pasagjerë të tjerë në Toyota u dërguan në spital”. /Lajmi.net/