Reperi i njohur e quan 50 Cent “kancer të shoqërisë”

 

Po vazhdon konflikti mes 50 Cent dhe Ja Rule.

Pak ditë pasi 50 Cent postoi diçka për Ja Rule, ky i fundit sërish ka shkruar disa fjalë për reperin, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagram reperi Ja Rule e quan 50 Cent “parazit” dhe “kancer të shoqërisë”.

“Kjo është arsyeja përse unë dhe 50 Cent kurrë nuk do të bashkë-ekzistojmë. Ai është parazit dhe kancer për kulturën dhe popullin tonë”, ka shkruar ndër të tjera në atë postim.

Se ku do të ndalet kjo përplasje mes dy reperëve mbetet të shihet. /Lajmi.net/