Reperi shqiptar krahë yjeve botëror në festivalin “Coachella”

 

Këto ditë po mbahet festivali i njohur i muzikës “Coachella”.

“Coachella” është festival që mbledh në një vend emra të njohur të industrisë së muzikës, shkruan lajmi.net.

Edicioni i këtij viti ka nisur dje, ku kanë performuar emra të njohur si Cardi B, Selena Gomez, DJ Snake, e të tjerë.

I pranishëm në këtë festival ishte edhe reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, i cili ka ndarë me ndjekësit pamje nga atmosfera që mbretëroi mbrëmë.

Në një prej imazheve, ai shfaqet pranë DJ Snake dhe Cardi B, teksa po pozonin para paparacëve. /Lajmi.net/